I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për luftën në Ukrainë do të udhëtojë në vend më 20 shkurt, tha sot një burim në presidencën ukrainase për AFP.
Trump ngarkoi të dërguarin special Keith Kellogg të zhvillonte një plan për t’i dhënë fund tre viteve të luftës sa më shpejt të jetë e mundur.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan J.D. Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih më 14 shkurt, tha sot zëdhënësi i presidentit të Ukrainës, Serhiy Nikiforov.
Takimi do të zhvillohet ndërsa presidenti Trump kërkon një fund të shpejtë të luftës, tre vjet pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Trump tha të premten se ai “ndoshta” do të takohet me Zelensky këtë javë