Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë me datë 16 shtator kërkesën e Kastriot Ismailajt për shfuqizimin si anti-kushtetues të vendimeve të fajësisë për të.

Biznesmeni i kompanisë DIA, e cila kishte një marrëveshje me kompaninë CEZ për mbledhjen e borxheve u dënua me 11 vite burgim nga Gjykata e Tiranës për akuzat e mashtrimit me pasoja të rënda dhe pastrim parash.

Ismailaj sipas vendimeve kishte përvetësuar 5 milionë euro në marrëveshjen që kishte me kompaninë ceke CEZ.

Ky vendim u la në fuqi edhe nga Apeli dhe Gjykata e Lartë.

Ismailaj kërkon nga Kushtetuesja shfuqizimin e këtyre vendimeve, si dhe shfuqizimim e konfiskimit të gati 4.2 mln USD, 450 mijë euro dhe 12 mln lekë të sekuestruara nga prokuroria gjatë hetimeve.

Kërkesa e ish-administratorit të kompanisë DIA-a do të shqyrtohet nga gjyqytarët kushtetues në seancë të mbyllur, vetëm mbi bazën dokumentesh.