Bayern Munich, pësoi një humbje të hidhur në çerekfinalen e Champions League, teksa u mposht 3-0 nga anglezët e Manchester City.
Telashet për baverezët nuk u mbyllën vetëm në fushën e lojës.
Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, pas përfundimit të ndeshjes, ka pasur një përplasje fizike mes dy lojtarëve bavarezë.
Bëhet fjalë për dy sulmuesit, Sadio Mane dhe Leroy Sane.
Dyshja u konfrontua fizikisht në dhomat e zhveshjes dhe duhej ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, për të qetësuar gjakrat dhe të mos agravonte situata për më tej.