Dashi:
Është një periudhë mjaft komplekse nga pikëpamja e punës. Aq sa nuk përjashtohet mundësia që t’i hiqni kohën e çmuar personit që dashuroni.
Demi:
Këtë ditë të diel dashuria do të jetë në qendër të mendimeve tuaja. Afërdita në aspektin kritik në fakt mund ta acarojë marrëdhënien në çift, aq sa nuk përjashtohet që të keni edhe momente kritike për shkak të xhelozisë dhe posesivitetit tuaj.
Binjakët:
Ekziston një gjendje astrologjike mjaft pozitive për të lindurit e shenjës tuaj. Kjo e diel dhe ditët më pas janë ditë interesante sepse keni mundësi të realizoni projekte të reja dhe më stimuluese në punë.
Gaforrja:
Në dashuri, nëse dikush përpiqet t’ju vërë me shpatulla pas murit, ju mund të reagoni edhe në mënyrë të turpshme dhe pse në dukje për ju, argumentuese. Përpjekja për të mos pasur një qëndrim shumë të shkëputur mund të krijojë vetëm situata që janë të vështira për t’u menaxhuar.
Luani:
Pavarësisht vështirësive të periudhës së fundit, për horoskopin e të dielës që i paraprin dhe javës së ardhshme mund të ketë disa mundësi më shumë për hakmarrje. Nuk është një periudhë e lehtë. Sidomos për ju që jeni një shenjë e fortë dhe krenare dhe që nuk ju pëlqen të pranoni gabimet tuaja.
Virgjëresha:
Aspekti i shkëlqyer i Venusit e bën të veçantë marrëdhënien tuaj me të tjerët. Favorizohen veçanërisht çiftet që janë bashkë prej kohësh dhe po punojnë shumë për të realizuar projekte konstruktive për të ardhmen.
Peshorja:
Ju mund të arrini një sukses të vogël ose një tjetër, goxha të madh. Sidomos në punë, kjo është një periudhë interesante për ata që arrijnë të shpalosin idetë e tyre. Situata më të ndërlikuara mund të lindin nëse dikush përpiqet t’ju anashkalojë në mënyrë të padrejtë.
Akrepi:
Në dashuri, përpiquni të keni më shumë besim te vetja. Edhe nëse nuk është e lehtë për ju të pranoni pasiguritë dhe xhelozinë, në disa raste përpjekja për të ngacmuar partnerin/en tuaj mund të krijojë vetëm situata të tensionuara.
Shigjetari:
Nga nëntori do të prekeni nga një tranzit i ri i Jupiterit, por tashmë mund të përfitoni nga kjo periudhë për të krijuar kushte të volitshme për të ardhmen tuaj. Është një periudhë shumë interesante për dashurinë, sidomos ata që janë beqarë mund të kenë takime pozitive dhe stimuluese.
Bricjapi:
Një periudhë rikuperimi vazhdon nga pikëpamja emocionale. Ajo që ka rëndësi është të vazhdojmë ta shikojmë të ardhmen me interes dhe pa lejuar që të ndikohemi më nga e kaluara.
Ujori:
Konfuzioni dhe lodhja vazhdojnë t’ju penalizojnë. Nuk është koha e duhur për të bërë zgjedhje shumë drastike dhe kërkuese. Nga ana tjetër ia vlen të bëni përpjekje, por edhe të përpiqeni të menaxhoni paratë tuaja me maturi.
Peshqit:
Në dashuri po përjetoni një periudhë konfuze dhe gjërat duken shumë të luhatshme. Nuk përjashtohet mundësia që të interesoheni edhe për më shumë se një person, ka emocione angazhuese të cilat në rastet më ekstreme mund të çojnë edhe në tradhti. /noa.al