Ish-Princesha Mako e Akishino-s në Japoni është parë duke bërë blerje në një treg Amish teksa ajo përshtatet me jetën larg fronit.
31-vjeçarja, e cila hoqi dorë nga statusi i saj mbretëror kur u martua me Kei Komuro, është parë veshur “casual” në Nju Jork.
Ajo zgjodhi të vishte një palë xhinse të gjera, një këmishë të zezë dhe një palë atlete të shoqëruara me një çantë dhe maskë për fytyrën.
Paraqitja e saj vjen pasi bashkëshorti i saj kaloi provimin e jurisprudencës në përpjekjen e tretë, duke sfiduar kritikuesit e romancës së tyre.
Çifti kanë mbajtur një profil të ulët teksa jetojnë në një apartament luksoz me një dhomë gjumi në qytet dhe besohet se janë të pavarur financiarisht.
Ish-princesha kishte të drejtën e një pagese prej 1.3 milionë dollarësh nga qeveria japoneze pasi hoqi dorë nga statusi i saj fisnik, por ajo e refuzoi.
Komuro u takua me Makon në vitin 2013 kur ata të dy studionin në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë jashtë Tokios.