Te djelen në disa kantone të Zvicrës jane mbajtur zgjedhjet parlamentare. Sikur në kantonin e Cyrihun, Lucernin dhe Ticinon edhe ne Gjenevë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku diaspora shqiptare që një muaj ishte mobilizuar për të votuar kandidatët e tyre më të mirë.
Do përkujtuar se në Kantonin e Gjenevës janë rreth 30 mijë shqiptarë, kryesiht nga Kosova. Kurse me të drejtë vote janë 16.700 albanofonë.
Kantoni i Gjeneves nga zgjedhjet parlamentare është pasuruar edhe me 5 deputetë shqiptarë, këta janë Xhevrie Osmani, Leonard Ferati, Sami Gashi, Skender Salihi dhe Arber Jahiu.
Tre kandidatët që siguruan të jenë për pesë vjetet e ardhshme Keshilltar të Shtetiti të Qeverisë së Gjeenevës (Thierri Apotheloz, Fabienne Fischer dhe Pierre Maudet) për gazetën zvicerane Le canton27.ch, duke uruar kandidatët shqiptarë për fitore kanë thëne se “komuniteti shqiptarë në kantonit të Gjenevës nuk janë vetëm shembull integrimi, por edhe ambasadorë të vendit të tyre. Për këtë deshmon edhe dita e sotme të cilët korrin një fitore histroike në zgjedhjet në Zvicër, duke fituar pesë ulëse në parlamanetin tonë. Çdo komunitet sjell në Gjenevë, sikur edhe shqiptaret, dinamizmin e tyre dhe ky diversitet kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në prosperitetin e ekonomisë sonë lokale, si dhe në pasurinë kulturore të Gjenevës”, ka thëne z.Apotheloz.