Këngëtarja Vida Kunora ka prezantuar nënën e saj në një intervistë të përbashkët në “Rudina”. Znj. Marie rrëfeu se është martuar ende pa mbushur 17 vjeç.
Ajo u martua në të njëjtën familje ku ndodhej edhe motra e saj, ku kjo e fundit u kurorëzua me babain, ndërsa Maria me djalin e tij. Nëna e këngëtares thotë se xhubletën e ka mbajtur vetëm tre javë pas martese, kur u bë nuse por në dasmën e saj dhëndri nuk ishte i pranishëm.
Znj. Marie: Veç nuse dhe e kam mbajtur tri javë pas martese. 21 ditë me xhubletë.
Rudina Magjistari: 21 ditë me xhubletë ke qëndruar.
Znj. Marie: Kjo s’më besohet, kam qenë çobaneshë me 15 kokë dele e me lopë e me një dynja bagëti, kam shkuar tri javë dhe për tri javë nuk kanë qenë tri ditë të mira, vetëm shi.
Rudina Magjistari: Kanë qenë këto 21 ditët e para pas martesës dhe me xhubletë ndërkohë ti.
Znj. Marie: Dhe historia më e madhe, burrin s’e kam pasur hiç në dasmë.
Vida Kunora: Ka qenë ushtar.
Znj. Marie: Ai ka qenë ushtar, u prishën ambasadat.
Rudina Magjistari: Kishte pasur rast, e dinte me kë po martohej por ditën e dasmës ai thjesht nuk ishte fizikisht aty.
Znj. Marie: Ka qenë ushtar.
Rudina Magjistari: Uau, çfarë historie!
Znj. Marie: 15 ditë më mbrapa ka ardhur.
Znj. Marie: Vetë kam lindur në një familje me 27 veta.
Rudina Magjistari: 27 persona?
Znj. Marie: 27 persona kanë qenë në familjen time. Kemi ngrënë bukë në një sofër,15 fëmijë bashkë. Në mes të sofrës, se tavolinat atëherë s’kanë ekzistuar, në mes të sofrës ka qenë një sahan. Ai ishte sa një tepsi, 15 fëmijë uleshim të hanim ç’të vihej. Më pas, u ndamë…
Rudina Magjistari: Gjërat ndryshuan po, filloi lëvizja..
Vida Kunora: Mami ka ardhur nuse me xhubletë.
Rudina Magjistari: Ka ardhur nuse me xhubletë!
Znj. Marie: Jam martuar pa bërë 17 vitet. Në shtëpinë ku kam shkuar për fatin tim të mirë kam patur motrën.
Rudina Magjistari: A e njihje bashkëshortin kur u martove, e kishe parë ndonjëherë më parë?
Znj. Marie: Vetë kam qenë edhe në shtëpinë e tyre se motra ime ishte e martuar.
Vida Kunora: Dy motra kanë qenë në një shtëpi.
Rudina Magjistari: Janë dy motra të martuara në të njëjtën shtëpi? Burrat i bie, çfarë janë me njëri-tjetrin?
Znj. Marie: Burrat i kemi pasur baba dhe djalë. Ai ka qenë i martuar më përpara dhe i ka vdekur gruaja, i ka lënë atë djalë. Kur ka marrë motrën time, 5 vite përpara ka thënë s’e martoj djalin po s’mora për vete sepse normale e ndiente veten më familjar, ishim më të bashkuar, kemi kaluar mirë.
Znj. Marie rrëfen se motra e saj ishte 17 vjeçe kur u martua ndërsa bashkëshorti i saj ishte 39. Megjithatë ajo thotë se pavarësisht diferencës së madhe në moshë, kanë kaluar një jetë të mirë.
Znj. Marie: Vjehrri im ka qenë 39 vjeç kur e ka marrë, ajo ka qenë 17 vjeç kur e ka marrë motra ime atë burrë. Njeri i mirë, zotëri, me një djalë.
Rudina Magjistari: Diferencë e madhe ama!
Znj. Marie: 39 me 17.
Rudina Magjistari: Nuk është pak ama. Por ka qenë njeri i mirë.
Znj. Marie: Nuk është pak, por ai ka ditur t’i përshtatet moshës së motrës time, ka kaluar si zonjë. Ajo sot është 85 vjeç, është 5 vjet para meje. Të them të drejtën, ta vendosim diku përpara dikush thotë për mua që kam lindur më përpara.
Vida Kunora: Dhe ka lindur 11 fëmijë, me burrin 40 vjeç.