Hetimet e Prokurorisë së Posaçme të nisura ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi janë në fazën përfundimtare.

Mësohet se SPAK ka përfunduar marrjen në pyetje të personave që kanë dhënë sqarime mbi hetimet e SPAKtë nisura ndaj ish-presidentit Meta dhe deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi për veprat penale të pastrimit të parave dhe mos deklarimit të pasurisë.

Tashmë hetuesit janë duke shqyrtuar dokumentat e sekuestruara që pritet ti vijnë në ndihmë hetimeve të nisuara ndaj çiftit Meta-Kryemadhi.

Gjatë muajti korrik në prokurorinë e posaçme u pyetën edhe Meta e Kryemadhi në cilësinë e personave që kanë dijeni.

Në atë kohë vetë Kryemadhi pranoi se ishte thirrur për të dhënë sqarime për hetimet e nisura mbi verifikimin e pasurisë, ndërsa ish-presidenti Meta nuk dha sqarime.

Gjithashtu në pyetje është marrë edhe nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, por edhe persona të tjerë, që kanë lidhje me disa transaksione bankare që janë trasferuar në drejtim të fëmijëve të çiftit Meta-Kryemadhi.

SPAK ka kërkuar informacion edhe tek një biznesmen  shqiptar që jeton në shtetet e bashkuara të amerikës. Bëhet fjalë për shtetasin Adrian Shatku, që ka dhënë sqarime mbi  njohjen që ka patur me ish-presidentin Meta dhe familjarë të tij.

Prokuroria e posaçme po kryen veprime hetimore në lidhje me dy kallëzime të rregjistruara në një të vetëm, i pari lidhet me disa ndërhyrje estetike të çiftit Meta-Kryemadhi në një klinikë jashtë shqipërisë dhe i dyti me shumën prej 700 mijë dollarë që është pagua për lobimin në Amerikë të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim./ abcnews.al