Në TikTok dhe YouTube, një nga llogaritë më të njohura greke, i përkiste Helen Mazlou. 23-vjeçarja Mazlou u bë e famshme për kanalin e saj në TikTok, duke filluar nga vera e vitit 2016.
Sfidat e saj të kërcimit, eksperimentet e ushqimit dhe sinkronizimi i buzëve me këngët e ndihmuan atë të fitonte popullaritet masiv. Ajo ishte gjithashtu muzikante dhe ka performuar edhe në videoklipe.
Mirëpo kohët e fundit videot e 23-vjeçares janë zhdukur, duke lënë shumë njerëz të pyesin se ku është e reja Helen dhe pse nuk po poston më në Instagram
Përgjigjja erdhi nga ajo pak ditë më parë, kur postoi disa foto në Instagram dhe njoftoi se është bërë murgeshë, tashmë quhet “Durim”.
Në përshkrimet e llogarive të saj në rrjetet sociale, Helen shkruan se e do Zotin dhe ka lënë postime që lidhen vetëm me krishtërimin.