I ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, David Wisner, u shpreh se me hapjen e bazës së Kuçovës, Shqipëria dëshmon se është një partnere e besueshme në mbrojtën e vlerave të përbashkëta perëndimore.
Ai shtoi se pavarësisht sfidave, NATO mbetet aleanca më e qëndrueshme dhe më e suksesshme në histori, ndërsa vlerësoi Shqipërinë për rolin e saj në ruajtjen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Nder të jesh këtu për 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, për përurimin e parë të bazës ajrore të NATO-s në Ballkan.
NATO qëndron si aleancë me e suksesshme në histori. Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, NATO është rritur si simbol, i gjithë angazhimit tonë dhe i solidaritetit të Shqipërisë me anëtarët e NATO-s.
Të luftojmë për modernizmin e ushtrisë së Shqipërisë, Shqipëria është vlerësuar për rolin në ruajtjen stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ne qëndrojmë së bashku”,- tha Wisner.