Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë se një tjetër ambient me standarte europiane është hapur në kompleksion e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri ka postuar pamjet nga Spitali Qendror i cili do u ofrojë pacientëve 7 shërbimet e para mjekësore.
“Hapet SPITALI QENDROR në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me shërbimet e para mjekësore, teksa vijon plani i transferimit të plotë të të gjithë shërbimeve, për të garantuar cilësinë më të mirë të shërbimit për pacientët në këtë spital ultramodern” shkruan Rama.
https://www.facebook.com/watch/?v=1342177689709129