Nga Vjosa Limani
Belo mban premtimin! Hap linjën e parë për transportin falas në tiranë. Pasagjeri i parë i kësaj linje ishte vet kandidati i “Foltores” Belo, më pas qendronte dhe stafi i tij. Mungesa e fondeve nga KQZ për fushatën, bën që Belo të vër tashmë në zbatim premtimin e tij për transport falas në kryeqytet. Kjo u pa sot në mbërritjen e tij në “Air Albania” me autobus, ku dhe do të prezantohet si kanditat.
Tashmë qytetarët e tiranës e kanë më të lehtë zgjedhjen e tyre se për kë kandidat duhet të votojnë në 14 prill. Belo e tregoi veten se është nga ata që premtimet i realizon pa fituar e pa u bërë kryetar. Në fakt duhet të jetë një shembull për të gjithë kandidatët!
Le të presim tani se me se do kthehet, me ndonje makinë tipi i fundit, apo do refuzoj edhe autobusin e do ec në këmbë për inat të Lali Erit!
Belo! Jemi në pritje të shkëlqimit tënd! Ashtu sic shkëlqeje kur luaje tenis dhe u shpalle kampion në moshën 6-vjecare