Marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, që prej zgjedhjes së këtij të fundit kryeminstër i Kosovës, nuk ka qenë nga më të mirat.

Një gjë e tillë është shfaqur pothuajse hapur nga ana e Kurtit dhe njerëzve pranë tij, që sa herë iu është dhënë rasti, kanë sulmuar Ramën.

E kundërta ndërkohë, ka ndodhur me Ramën.

Ky i fundit asnjëherë nuk është shprehur negativisht për Kurtin, pavarësisht sulmeve nga Prishtina.

Madje është përpjekur të shfaqet miqësor me të, sa herë i është dhënë rasti, duke e ftuar në takime apo duke postuar herë pas here foto me të.

Ndryshe fjala vjen nga Vjosa Osmani, e zgjedhura e Kurtit, që e fshinte nga foto Ramën.

Ky i fundit, ka postuar këtë të shtunë një foto pikërisht me Kurtin, në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si për të shuar edhe gojët e liga për marrëdhënien e tyre të ftohtë.