Kryebashkiaku i Kuçovës, Shkëlqim Hajdari, apo Hajdari i Ramës, sikurse e thërrasin, njëherësh dhe kandidat garues për një mandat të dytë, është duke bredhur shtëpi më shtëpi për ti bindur votuesit t’ja japin fitoren edhe për një mandat të dytë. Por ajo që është më shqetësuese është detyrimi që Hajdari i ka bërë administratës publike për të marrë pjesë në takimet e tij elektorale.
Edhe pse është totalisht e palejueshme dhe e dënueshme me ligj pjesëmarrja e punonjësve të administratës publike në zgjedhje për arsye se mbajnë statusin e nëpunësit civil ,ata i sheh në çdo takim elektoral të Kreshnik Hajdarit.
Hajdari me paturpësinë më të madhe i poston të gjitha fotot e takimeve elektorale në FCB zyrtar të tij, edhe pse e di mjaft mirë që punonjësit e tij dhe vetë ai po kryejnë një krim zgjedhor i ndëshkueshëm ky nga Kodi Penal.
Në tre fotot e mësipërme, ku shihet edhe ministri Blendi Çuçi e deputetit Kollçaku, përveç Kreshnik Hajdarit janë edhe nën/kryetari i bashkisë Kuçovë Sybi Shehu, që shihet i veshur me një xhaketë ngjyrë gri dhe kollare vishnje, përkrah tij është Drejtori i AShK-së Kuçovë Shkëlqim Braushi dhe në krah të Hajdarit është drejtori i Drejtorisë së Transportit Rrugor Berat, Sajmir Plaku.
Në çdo takim elektoral të Hajdarit shihet me mikrofon në dorë kryetari i Partisë Socialiste Kuçovë Gentjan Qafoku,që është edhe Drejtor i Uzinës Mekanike në Kuçovë prej disa muajsh.
Në të njëjtën tavolinë ku po ligjëron Qafoku, në cep të tavolinës është i ulur nën/prefekti i Kuçovës Bardhi Sula dhe zonja në krah të tij është Administratorja e Komunës Perondi, Renata Baci.
Qafoku,Sula dhe Baci shihen edhe në foto të tjera të takimeve elektorale të Hajdarit, ku për të qenë pjesë duhet të jepnin dorëheqjen nga postet që ata mbajnë në Administratën Shtetërore.
Në një tjetër foto të takimeve elektorale të Hajdarit shihet në krye të tavolinës edhe mësuesja e historisë në gjimnazin e Kuçovës, Egla Veria.
Punonjësit e Administratës Publike të bashkisë Kuçovë, jo vetëm që nuk fshihen por përveç se dalin haptazi në tryezën qëndrore i sheh edhe të ulur në rresht të parë nga ana e spektatorëve, që në këtë rast duhet të ishin vetëm banorët e lagjeve ku zhvillohen takimet.
Në këtë foto, shihet i ulur në rresht të parë dhe me disa dokumente që mban në dorë Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në bashkinë e Kuçovës, Nazmi Sula, që më parë ka qenë për 7 vite me radhë Drejtori i Ujësjellësit në Kuçovë.
Në një foto ku socialistë e Kuçovës shihen me lopata në duar, të gjithë janë punonjës të bashkisë Kuçovë, ku me tyre me lopatë në dorë është Taulant Demaj, operator i sistemit të transmetimit në OSHE Kuçovë dhe e ulur në bisht në anën tjetër të fotos është bashkëshortja e tij që punon në bashkinë e Kuçovës.
Para tij i veshur me të kuqe dhe me syze dielli është Mariglen Gjika, edhe ky punonjës në bashki dhe pjesë kryesuese e shtabit elektoral të Kreshnikut.
Ndërkohë që në këtë foto duke mbjellë “gjasme pemë” janë sërish edhe Renata Baci, Bardhi Sula dhe Gentjan Qafoku.
Të tjera foto kolektive të shtabit elektoral të afendiko “Hajdari” dhe të takimeve të tij elektorale shihen edhe punonjës të tjerë të administratës së bashkisë dhe drejtorive të tjera shtetërore, siç janë vajza e veshur me pallto ngjyrë bojë qielli që është punonjësja e bashkisë Jona Koraqe.
Djali i veshur me xhakavento vishnje quhet Ylli Bejto për të cilin do të shkruajmë gjerë e gjatë për bëmat dhe njëkohësisht do të publikojmë me zë dhe figurë sesi Bashkëshortja e tij infermiere ju merr lekë qytetarëve të Kuçovës.
Ylli Bejto mban edhe postin e Drejtorit të Sektorit të përpunimit të naftës në Ndërmarrjen e Prodhimit të Naftës në Kuçovë. Po kështu, në foto shihen edhe dy punonjësit e elektrikut.
Marjano Prifti e Adri Dajko dhe Aleksander Ziu, inxhinier në Uzinën Mekanike Kuçovë të cilët komandohen nga Genc Qafoku drejtori i tyre. /In-Front