“Kreshnik Hajdari kryetari aktual i bashkisë Kuçove nuk duhet te ishte lejuar te kandidojë pasi ka konsumuar një vepër të rëndë penale duke mashtruar me plotësimin e formularit të vetëdeklarimit ku ka fshehur një dënim penal në shtetin grek”.
Kështu e nis mesazhin e tij të publikuar veç pak minuta më parë në faqen e tij në facebook ish deputeti i dy legjislaturave Lefter Maliqi, i nohur për qendrimin e tij në krah të votuesve taksapagues, përtej partive politike, që e kanë vendosur atë në listat e kandidatëve garues. Në vijim të betejës me hajdutërinë e votave që rikonfirmuan në krye të Bashkisë s Kuçovës Kreshnik Hajdarin, e njohur më shumë si “Hajdari i Edi Ramës”, krahas depozitimit të fakteve e provave mbështetëse të akuzave të tij, Maliqi vijon dhe publikimin e tyre mediatikisht. Kjo që po sjellim më poshtë është më e fundit.
“… Në emër të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” i jemi drejtur Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme në datë 04.04.2023, mbi verifikimin e pastertisë së figurës së shtetasit Kreshnik Hajdari që në këtë rast është kryetari në detyrë dhe Kandidati i Bashkisë Kuçovë për kryetar bashkie në rradhët e Rilindjes, i cili në formularin e vetëdeklarimit ka fshehur deklarimin e dënimit penal në shtetin grek, fakt ky që “sjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi, zgjedhja, emërimi apo nga funksioni publik”.
Materiali drejtuar KQZ por dhe Prokurorisë së Përgjithshme nga ana jonë ka qenë i plotë shoqëruar me vendimin e dënimit të këtij shtetasi. Por ende ne nuk kemi një përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ. Lejimi i kandidimit të këtij shtetasi në kundërshtim me ligjin ka sjell pasoja të rënda…”.
“…Pse hesht prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ kur shkresa i është drejtuar me 04.04.2023 nga ana jonë dhe kanë pasur kohë plot 40 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale për të bërë verifikimet përkatëse.
Pra është e qartë që në Kuçovë kemi të bëjmë me një masakër elektorale e cila fillon para zgjedhjeve me kandidimin në kundërshtim me ligjin të nje kryetari bashkie të dënuar dhe ekzekutohet në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve nga një makineri shtetërore në krye të së cilës qëndron ministri i brëndshëm Bledi Çuçi”, lexohet në mesazhin e Lefter Maliqit, kandidatit garues për kryetar Bashkie i Kuçovës i koaliciont “Bashkë Fitojmë” dhe fitues i vërtetë i zgjedhjeve të 14 majit.
Ndër të tjera për fitoren e “Hajdarit të Ramës, Maliqi ka akuzuar me prova e fakte Pëllumb Salillarin, ish fatorinon e linjës së urbanëve Berat-Kuçovë në kohë të Komunizmit, që politika e gjithëngjyrëshme e ka shndërruar në “oligark”. A do dëgjohet këmbana e Lefter Maliqit nga institucionet kompetente apo ajo do të vijoj të jetë zë në shkretëtirë, duke dëshmuar se edhe drejtësia e re është lindur nga sperma e prishur e oligarkisë politike të pushtetit? / Koha Juaj.com