Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, njëhersh kandidate e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, deklaroi në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, se Ilir Meta do të marrë mbi 50 mijë vota në Tiranë.

Ajo tha se objektivi i opozitës ëhstë të kapë 20 mandate në kryeqytet, dhe se po punohet në të gjitha drejtimet për arritjen e objektivave.

Xhixho: Ne kemi vendosur që për Ilir Metën të shkojnë mbi 50 mijë vota në Tiranë. Presim që të fitomë si koalicion 20 mandate në Tiranë po ashtu. I kemi të gjitha mundësitë.

Borakaj: Sa vota kishit në 2021?

Xhixho: 27 mijë vota.

Borakaj: Pra prisni të tejkaloni votat këtë herë.