Sali Berisha nga Tepelena ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë i arrestuar në Milano, Paris dhe Mynih.
“Këta kandidatë përballen sot me kandidatët e rilindjes, të cilët në shumë variante janë jo qytetarët e parë, por qytetarët e parë më të inkriminuar të bashkive të vendit. Nga veriu në jug, duhet të ndahemi prej tyre. Edhe në rrafshin qytetar.
Unë isha në Has, kandidati i rilindjes emrin që i ka vënë nëna e baba i vet, e kishte Beqir, Edi Rama e paraqet në mes të Krumës me emrin Halit. Po. Po pse, se Beqiri ishte arrestuar 5 herë, në tre vende dhe dy herë në Shqipëri. Dhe për të larë krimet, Beqiri duhet të quhet Halit. Se mos është vetëm Beqiri? Jo more jo.
Por është vetë Edvini, absolutisht i arrestuar në Milano, i arrestuar në Paris, i arrestuar në Mynih, të dalë të thotë jo. I arrestuar për vjedhje të ndihmave në kampet e refugjatëve në Mynih. I arrestuar për ikonat në Paris, i arrestuar në Milano. Këta janë sekti i krimit, miqtë e mi”, tha Berisha.