Shtrëngimi i politikës monetare për të luftuar inflacionin po cënon rimëkëmbjen ekonomike. Fondi Monetare Ndërkombëtare thotë se e gjithë bota po perballet me pasiguri të shtuara.

Edhe pse inflacioni ka tendenca rënëse, presionet e çmimeve të larta mbeten prezente, ndërsa pabarazia po thellohet.

Në takimet me FMN, Bankën Botërore, guvernatorët dhe ministrat e financave në Uashington, Gent Sejko, guvernatori i Bankës së Shqipërisë argumentoi se rritja e normës bazë të interesit është në përputhje me objektivin e saj kryesor për të luftuar inflacionin.

Këto vendime për të rritur normën, kanë qenë të bazuara në analiza dhe parashikime të kujdesshme, për të mos cenuar ekonominë. Pavarësisht rritjes së interesave kredia në 2022 njohu rritje.