Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është “thellësisht i alarmuar” dhe “në një gjendje shoku” pas sulmit rus që vrau të paktën 34 njerëz në Sumy, në verilindje të Ukrainës, të dielën.
“Sulmi, të Dielën e Palmës dhe në fillim të Javës së Shenjtë, vazhdon serinë shkatërruese të sulmeve të ngjashme në qytetet e Ukrainës gjatë javëve të fundit, të cilat kanë rezultuar në viktima civile dhe shkatërrim të gjerë,” z. Guterres, Stephane Dujarric, në deklaratën për shtyp që ai lëshoi.