Gruaja e Bruce Willis, Emma Heming Willis, u ka bërë thirrje paparacëve që të mbajnë distancën dhe të mos i bërtasin yllit të “Die Hard” kur ta shohin në publik.

Heming Willis iu lutet gazetarëve dhe njerëzve të thjeshtë përmes rrjeteve sociale ku tha se “ka ende shumë gjëra që duhet të mësojnë” për njerëzit që jetojnë me demencë.

Ajo ka rrëfyer një incident të fundit ku fotografët u përpoqën të flisnin me aktorin e sëmurë teksa ai kishte dalë për të takuar miqtë në Santa Monica.

“Ky mesazh shkon për fotografët dhe njerëzit që po përpiqen të nxjerrin lajme ekskluzive për burrin tim! Unë e di se kjo është puna juaj, por ruani hapësirën tuaj.

Për njerëzit e videos, ju lutemi mos i bërtisni burrit tim duke e pyetur atë se si po ia bën apo çfarëdo tjetër. Thjesht mos e bëni. OK? Jepini hapësirën e tij.

Lejoni që familja jonë ose kushdo që është me të atë ditë të jetë në gjendje ta çojë atë nga pika A në pikën B në mënyrë të sigurt.”, u shpreh modelja.

Pak kohë më parë ylli i Hollivudit u diagnostikua me demencë frontotemporale.

67-vjeçari u diagnostikua me afazi, e cila shkakton vështirësi në të folur, pranverën e vitit të kaluar. Por sëmundja ka përparuar dhe atij i është dhënë tashmë një diagnozë më specifike./dritare.net