Gramshi po përjeton momente dramatike lidhur me situatën e zjarreve.

Disa fshatra janë përfshirë nga flakët, teksa për shkak të terrenit, ndërhyrja është e vështirë, dhe po operohet me helikopter.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha për Report TV se 6 persona janë dërguar në spitalin e Gramshit për shkak të intoksikimit nga tymi.

Sipas tij, gjendja e tyre nuk është e rëndë dhe për momentin nuk kanë nevojë për transport drejt Tiranës.

Brataj bën me dije gjithashtu se kanë dërguar ambulancat për transportimin nga fshatrat që janë prekur nga zjarri ndërsa në gatishmëri është edhe një helikopter.