Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër një rrjeti të strukturuar kriminal të trafikut të drogës është zhvilluar këtë të mërkurë nga autoritetet italiane në Bari, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shqiptare të drejtësisë dhe rendit.

Në kuadër të këtij aksioni të përbashkët janë lëshuar 52 urdhër-arreste, si dhe janë urdhëruar sekuestrime të pasurive me vlerë disa miliona euro në të dy vendet. Këto masa godasin drejtpërdrejt bazën financiare të organizatës kriminale, e cila dyshohet për trafik të kokainës dhe heroinës në një itinerar që përshkonte Ballkanin, Puglinë italiane dhe Evropën Veriore.lg.php?bannerid=77&campaignid=9&zoneid=16&loc=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Fgoditja e rrjetit te kokaines euronews siguron emrat e shqiptareve te perfshire%2F%3Ffbclid%3DIwY2xjawKaeUFleHRuA2FlbQIxMQBicmlkETFFaG5LQkpGSGlIeFZzMURqAR7sXdLYUfWYP5v9x mSBKBVPZXOIhELUgqXKsSGofpYShp3S9oGT9 QLBH0Ig aem z9KD1UPin1VP ztjYXL 2g&referer=https%3A%2F%2Fl.facebook

Sipas raportimeve nga mediat italiane, ndër të dyshuarit ka edhe punonjës policie dhe avokatë, të përfshirë në rrjetin kriminal, ndërsa në Shqipëri konfirmohen aktualisht dy arrestime në Vlorë dhe një në Fier.

Euroneës Albania, duke iu referuar dosjes hetimore, ka siguruar ekskluzivisht emrat e disa prej personave të përfshirë në këtë operacion të bujshëm. Ata janë:

  • Gertin Aliu
  • Adi Çoba
  • Ervis Deti
  • Agron Ganaj
  • Nuredin Kiptiu
  • Arsen Leskaj
  • Erigels Presi
  • Leonard Shakaj
  • Zenit Shtraza
  • Genci Telollari
  • Redi Tusha
  • Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)
  • Ekil Nderjaku
  • Indrit Tafili

Operacioni është pjesë e një hetimi të përbashkët të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Barit, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), si dhe institucione të tjera si Eurojust, Interpol, dhe Policia e Shtetit. Qëllimi i këtij hetimi afatgjatë është goditja e organizatave mafioze shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.