Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë, ku janë arrestuar mbi 20 persona dhe katër persona janë shpallur në kërkim.

Lajmi u bë me dije nga Drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj përmes një konference për shtyp. Vocaj theksoi se gjatë operacionit të koduar “Harta”, u goditën dy grupe kriminale të shpërndarjes së kokainës, kanabisit dhe heroinë në zona të ndryshme në kryqytetit.

Sipas tij, 20 personat e ndaluar tregtonin lëndët narkotike në afërsi të klubeve të natës dhe shkollave.