Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhër-arrest për Dritan Goxhajn, shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999.

Bëhet me dije se arrestimi i Goxhajt është ekzekutuar nga punonjësit e Policisë në Tiranë, e cila ka ushtruar kontroll në banesën e tij, për llogari të Gjykatës Speciale, e cila më herët ka dërguar në pranga politikanë të lartë të Prishtinës.

Arrestimi i Goxhajt mësohet se është bërë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.

Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.