Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejllin, i cili më parë është dënuar nga Gjykata e Fierit me 1 vit burg për falsifikim dokumentash, vepër penale e kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se ish-noteri Ejlli u dënua me një vit burg pasi u shpall fajtor për falsifikimin e një deklarate noteriale për të justifikuar paratë me prejardhje kriminale të shtetasit Fatmir Abdurramanit.

Ndërkohë, për Fatmir Abdurramanin të cilit i është hartuar deklarata noteriale nga Ejlli, Gjykata e Fierit ka dhënë masën arrest me burg për 18 muaj.