Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur në Dhomë Këshillimi mospranimin e ankimit të familjarëve të 21 Janarit.

Familjarët kishin ankimuar vendimin e SPAK që ia kaloi kallzimin e tyre për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.

Me këtë vendim çështja e 21 janarit nuk do të merret nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, duke i kaluar sërish Prokurorisë së Posaçme.

Edhe më herët familjarët e viktimave të 21 janarit kanë shprehur mosbesimin e tyre se çështja mund të zbardhet në një gjykatë të zakonshme.

Kujtojmë se 21 janar 2011, gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë u vranë katër protestues nga Garda e Republikës.

Gjatë protestës së 21 janarit 2011, mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.