GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe 12 zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie.

Alla ka shfrytëzuar postin e tij si kryebashkiak, ka favorizuar një kompani për të fituar tenderin me vlerë 322 milionë lekë, për ndërtimin e ujësjellësit në Bulqizë.

Sipas avokatit mbrojtës të Allës, Hysni Demiraj, të arrestuarit nuk kanë kryer asnjë shkelje, thjesht kanë kryer detyrën.

Në pranga kanë rënë:

Lefter Alla – Kryetar i Bashkisë Bulqizë

Enkeleda Lleshi – Zv/kryetare

Erion Isaku – Drejtor i Urbanistikës

Kujtim Zogu – Drejtor i Mbrojtjes Civile

Rubin Kola – Inxhinier urbanistike

Denis Xholi – Ish Drejtor Juridik

Leonard Daçi – Sekretar i Përgjithshëm

Arsen Gjoka – Drejtor i NJVKSH Bulqizë

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe administratorët e firmave fituese të tenderit; Aqif Konesha (i afërm i kryebashkiakut Lefter Alla), Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Ana Nishku (arrest shtëpie) dhe Kastriot Ibrahimi (arrest shtëpie).