Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka shpallur vendimin këtë të premte për grupin kriminal të drejtuar nga i ashtuquajturi “baroni i drogës”, Gëzim Çela, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe shkëmbimin e tyre në ujërat e hapura të Adriatikut.

Në total, trupa gjykuese ka dhënë 146 vite burg, ndërsa shumicës së të pandehurve u është ulur 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Mes të dënuarve janë edhe dy shtetas ukrainas, të cilët sipas dosjes kishin rolin e transportuesve të ngarkesës së drogës në det të hapur.

Vendimet e GJKKO-së:

Arlind Ismajlukaj – 14 vite burg; me gjykim të shkurtuar dënohet përfundimisht me 9 vite e 4 muaj.

Gëzim Çelaj – 15 vite burg; me uljen 1/3 përfundon me 10 vite.

Nerim Çela – 12 vite e 6 muaj; me uljen 1/3 dënohet me 8 vite e 4 muaj.

Armando Mema – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.

Dritan Metaj – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.

Ben Dalipaj – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.

Besnik Brokeri – 12 vite burg; me gjykim të shkurtuar përfundon me 8 vite.

Alket Deda (alias Dritan Deda) – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.

Selami Lushkaj – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.

Ksenofon Bodo – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.

Kyrylo Ponomarenko – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.

Kostiantyn Biellon – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.

Armando Papa – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.

Sipas hetimeve, grupi u godit pas një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, ku u dokumentua tentativa për shkëmbimin e një sasie të konsiderueshme droge në det të hapur.