GJKKO ka shtyrë sërish seancën për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun. Në seancë u përsërit sërish kërkesa e familjarëve të viktimave për të qenë palë në proces, kërkesë që u pranua.
Sipas vendimit të gjykatës seanca e radhës për ish ministrin e Mbrojtjes do të zhvillohet me 22 qershor në orën 14:00.
Avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit, Dorian Matlija e cilësoi një fitore për familjen Durda pasi që nga viti 2009 që e ka pasur një kërkesë të tillë që nuk është pranuar.
Zamira Durda, e cila prej 15 vjetësh kërkoj drejtësi për djalin e saj 7-vjeçar të vrarë në shpërthimin e ndodhur në Gërdec e cilësoi një fitore të vogël.
Ajo tha për mediat se provat për Gërdecin janë publike dhe se djali i saj është vrarë nga krimi shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes.