Ndarja e këngëtares Shakira dhe ish-futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique ishte një ndër lajmet më të bujshme të vitit 2022.

Shkak u bë tradhëtia e Piquesë me një vajzë më të re, Clara Chia. Qindra fansa dhe të njohur i dolën në mbështetje këngëtares, por partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina ka bërë të kundërtën.

Sipas mediave, modelja mbështet spanjollin pasi është shfaqur duke mbajtur një orë ‘Casio’.

Kjo markë ore u përfol nga të gjithë kur Shakira publikoi këngën, në të cilën ajo sulmoi ish-mbrojtësin katalanas. Ajo i referohej Piquesë se të ndahej nga ajo për Clarën është si “të ndërrosh një Rolex për një Casio”.

Kaq ka mjaftuar që shumë nga ndjekësit e Geos të besojnë se vendimi i saj për të pozuar me një orë Kasio që kushton vetëm 26 euro nuk është rastësi, por kjo është mënyra e saj për t’i treguar botës mbështetjen e saj për Gerardin.

Rikujtojmë që Pique dhe Ronaldo kanë qenë rivalë në kohët kur luanin për Barcelonën dhe Real Madridin.