Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga dosja “Metamorfoza”, aksion që vendosi në pranga zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, një prokuror dhe biznesmenë.

Në pjesën e publikuar nga gazetarja duket një komunikim mes biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajrit.

Në bisedën e përgjuar, të dy shfaqen të zemëruar pasi një drejtues policie ka nisur një grup vëzhgimi.

“Ku ishim? Ata dinë çdo gjë. Dinë se kur do lindë gruaja e kundërshtarit. Në cilin spital e ka shtruar dhe çfarë diagnoze ka. Ata gjurmojnë këdo që ju del kundër me një informacion 100, komentojnë prenë e radhës “i ka rënë nuri i vdekjes, është bërë i bukur”, ndërrojnë vrasjet si fanellat, flasin për shefa të kalbur të cilët i merr ne pyetje krimi. Ah po, konsiderojnë si zonë të sigurtë atentati dhe qytetin e nje ish deputeti, që është dora e tyre dhe nuk do ju hyje gjemb në këmbe”, shkroi ajo.