Gazetari Sokol Brahaj bëri me dije se sizmologët kanë paralajmëruar se dhe për dy vite të tjera do të ketë tërmete të fuqishme pasi tashmë kanë lëvizur pllakat tektonike.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se sipas parashikimeve të ekspertëve tërmetet do të bien në Qipro dhe në ishujt në kufirin grek.

“Pas tërmetit 6.4 ballë, mbrëmjen e djeshme ka qenë dhe një tërmet tjetër 5.8 ballë. Janë rrëzuar disa ndërtesa, ndërsa tre persona të tjerë raportohen të zhdukur. Deri më tani nga tërmeti i fundit kemi 6 të vdekur dhe 294 të plagosur. Specialistët thonë se këto lëkundje do të jenë të njëpasnjëshme; do jenë në zonën përreth.

Sizmologët paralajmërojnë se pllakat tektonike kanë luajtur tashmë dhe tërmetet do të vazhdojnë për dy vite me radhë. Ata paralajmërojnë gjithashtu se në Qipro dhe në ishujt që janë në kufirin grek do të ketë tërmete të kësaj magnitude.”– theksoi ai.