Imami Ahmed Kalaja ka çuditur me komentin për ndarjen nga jeta të gazetarit nga Kosova, Arton Turkaj.

Imami shkruan se gazetarit i ra infarkt sepse u tall me Zotin.

Këtë deklaratë Kalaja e bëri në rrjetet sociale duke shpërndarë një postim të gazetarit në ditën e Krishtlindjes, i cili shkruante “urime krishtlindjet, jau boft allahu kabull”.

Kalaja në postimin e tij shkruan se Zoti komandon zemrën dhe me të nuk duhet të tallemi, duke lidhur kështu shkakun e vdekjes së gazetarit me deklaratën e tij ironizuese.

“Po mos u tallni me Zotin; se të len zemra diku …Zemrën e komandon vetë Ai, Zoti… e jo vetë njeriu. Zini mend! Qoftë mësim për të tjerët! Amin!”-shkruan Kalaja.
640 0 1703751330xt 876