Gazetarja e NZZ më pas ka udhëtuar për në Bujanoc për të vizituar përfaqësuesin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin. Ai përshkruan zyrën e tij me portretin e Skënderbeut në mur. Ai citon fjalët e Kamberit: “Nuk është e lehtë. Ndjej se nuk jam i mirëpritur atje”.

Redaksia e gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch disa herë ka qenë kritike ndaj injorances të disa mediave botërore, sidomos atyre evropiane të cilat vazhdimisht janë marrur vetëm me serbët e Kosovës, keshtu duke anashkaluar shqiptarët në Serbi te cilet janë dy herë më shumë se sa serbët në Kosovë dhe më të diskriminuar se nga ata.

Jo vetëm kaq shqiptarët e Lugines se Preshevës decenive të fundit ishin viktime e politikave antishqiptare të regjimit të Beogradit si dikur ne Kosovë, para vitit 1999. Shqiptarët në tri komunat shqiptare (Medvegje, Bujanoc dhe Preshevë) në kufi me Kosovën janë te diskriminuar dy herë, një nga Beogradi dhe dy nga Brukseli të cilët teresisht janë lenë pasdore.

Gazetari thekson se motivimi i Kamberit për veprim politik është lufta për të drejtat e pakicave në Serbi. Por edhe se nuk është realiste të pritet sukses në atë luftë: “Presidenti serb është autokrat dhe i paparashikueshëm në veprimet e tij. Kështu që negociatat vështirë se janë të mundshme”.

Sipas fjalëve të Kamberit, siç raporton autori i reportazhit të gazetës zvicerane, është e nevojshme që Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës: “Ne po paguajmë një çmim të lartë për marrëdhëniet e këqija mes dy shtetet”, thotë Shaip Kamberi, shkruan gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung nga Bujanoci.

Shqiptarët në Serbinë jugore dëshirojnë që Kosova t’i bashkohet (Albaner in Südserbien sehnen sich nach Kosovo-Anschluss)..me ket tituill gazeta prestijgioze zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ) eshte marrur me shqipatret e Serbisë ku bene fjla eper diskminimin e ytre nga auroritet serbe ne Beogrda, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

« Presheva është një qytet i vogël në Serbinë jugperëndimore, pikërisht në kufirin me Kosovën. 95 për qind e popullsisë së komunës, e cila ka mbi 60.000 banorë, janë shqiptarë etnikë. (Presevo ist eine Kleinstadt im Südwesten Serbiens, direkt an der Grenze zu Kosovo gelegen. 95 Prozent der Bevölkerung der Gemeinde, die über 60 000 Einwohner zählt, sind ethnische Albaner.) Shumë prej tyre duan një shkëputje nga Serbia, duan t’i përkasin Kosovës. Ata ndihen të diskriminuar nga Beogradi dhe sikur dikur kosovarët.. » shkruan gazeta Neue Zürcher Zeitung

Nga reportazhi i agztes zvcerane mësojmë se serbët në veri të Kosovës janë besnikë ndaj Serbisë, e më pas: “Askund nuk manifestohet aq fuqishëm trashëgimia e pazgjidhur e konfliktit të Kosovës sa në veri të Kosovës dhe në Luginën e Preshevës”.

Gazetrja zvicerane (Adelina Gashi) padyshim ka udhëtuar nga Kosova sepse përshkruan pamjen e qytetit nga ajo anë. Më pas zbulojmë se shqiptarët e quajnë të gjithë zonën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës “lugina”, që në shqip do të thotë luginë.

Dhe sipas gaztes zvicerane, Presheva vështirë se është ndryshe nga Kosova: “Kush ulet aty në kafene, ecën nëpër treg apo kërkon udhëzime, ndihet sikur është në Kosovë e jo në Serbi”.

I pari i paraqitur në raport është kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Fjalët e para që ai citon: “Njerëzit në Preshevë e konsiderojnë veten kosovarë”.

Arifi për gazeten zvicerane ka thëne se « qeveria serbe po na diskriminone vazhdimisht”

Gazetarja zvicerane ka vizituar edhe shkollën fillore në Preshevë, e cila është ndër më të mëdhatë në Serbi me 1300 fëmijë shqiptarë. Drejtoresha e Fitore Sahiti ka thëne për gazeten NZZ se “Mësuesit tanë nuk lejohen të ligjërojnë historinë e Kosovës dhe të flasin për pavarësinë”, citon gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Gazeta NZZ shkruan se tekstet e historisë dhe muzikës nga Shqipëria apo Kosova nuk lejohen, ndaj fëmijët mësojnë nga tekstet jugosllave të viteve 1980. Regjisori i tregoi gazetares flamuj shqiptarë të vizatuar nga fëmijët për 28 Nëntorin, “Ditën e Flamurit” shqiptar.

“Kjo në fakt nuk lejohet. Drejtoresha i vë dorën para gojës dhe i thotë: “Autoritetet po na shikojnë nëpër gishta”.

Gazeta zvicerane ne vazdhim ka shrtkzuar se «në shkollë janë të punësuar 156 edukatorë, pesë prej të cilëve janë serbë, sepse edhe serbishtja është lëndë e detyrueshme, ndërsa të gjithë të tjerët e japin mësimin në gjuhën shqipe… »

Personazhi i radhës në reportazhin zviceran është Fisnik Islami, i cili në moshën 26 vjeçare mbaroi Fakultetin Juridik në Tiranë, ëndërronte të bënte karrierë si gjyqtar në Preshevë dhe tani, në moshën 37 vjeçare dhe me tre fëmijë, synon të transferohet në Gjermani.

Ka aplikuar disa herë për pozitën e gjyqtarit, por nuk e ka marrë, edhe pse ka pasur notat më të mira dhe ka marrë licencën e avokatit në Beograd.

“Nuk mund të them me siguri, nuk kam prova, por besoj se jam shqiptar”, citon gazeta zvicerane fjalët e Islamit.

“Sigurisht që do të doja që Presheva t’i bashkohej Kosovës. Por ata nuk na duan” kane then qwyteatret e Presheves për gazeten e njohur zvicerane NZZ.

Siopas NZZ « plani i Vuçiqit dhe Thaçit për të shkëmbyer Preshevën me veriun e Kosovës dhe më pas se si dështoi për shkak të frikës së Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë se mund të krijonte oreks të ri për lëvizjen e kufijve në Ballkan… »