Mbrojtja Civile në Rripin e Gazës raportoi të enjten në mëngjes, më 9 tetor, sulme të përsëritura ajrore izraelite në enklavë, disa orë pas njoftimit gjatë natës se ishte arritur një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.

“Pasi u njoftua marrëveshja natën (…) u raportuan shpërthime, veçanërisht në Gazën veriore”, tha një zyrtar i mbrojtjes civile, Mohammed al-Mughayr.

Ai foli për “sulme ajrore intensive në qytetin e Gazës”.