Ambasada e SHBA ka dalë sot me një njoftim, i cili nuk bëri shumë bujë, por nëse analizohet me detaje, tregon qartë se amerikanët nuk u’a kanë besën autoriteteve shqiptare dhe veçanërisht policisë.
Ambasada në njoftim kërkon nga qytetarët që çdo informacion që kanë për trafiqe droge, persona të përfshirë në krime, apo dhe për pastrim parash të kontaktojnë direkt me DEA-n. Pra kërkohet që informacioni të merret direkt nga qytetarët dhe jo nga autoritetet.
“Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në whatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.