Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka bërë të ditur se deri më tani janë skualifikuar nga gara katër kandidatë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Duke raportuar në Komisionin e Sigurisë, ministri Hoxha u shpreh se brenda kësaj jave do të propozohet edhe emri i drejtorit të ri.
“Janë skualifikuar 4 kandidatë deri tani për garën Drejtor i Përgjithshëm i Policisë. U janë dërguar kërkesa për vlerësim të figurave. Brenda kësaj jave do propozohet edhe emri i drejtorit të ri tek Këshilli i Ministrave”, u shpreh ministri Hoxha.
Të skualifikuarit deri më tani:
Sami Rasha
Shemsi Premci
Ibrahim Disha
Hajrulla Xhivini
Në garë kanë mbetur:
Adriatik Tafçiu
Altin Mena
Ardian Çipa
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Ilir Proda
Lutfi Minxhozi
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Skënder Hita