Shërbimet e shpëtimit në vendet e Ballkanit janë në gatishmëri sot për shkak të një vale të nxehti që pritet në rajon, vetëm pak ditë pasi zjarret shpërthyen në bregdetin e Kroacisë, ku u shpall një “alarm i kuq”.
Shërbimi Meteorologjik paralajmëron për një rrezik në rritje nga zjarret, me temperatura që mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në disa zona.
Në Kroaci, ku disa hektarë tokë u bënë shkrumb e hi gjatë fundjavës në bregdet, jo shumë larg Splitit, Shefi i Zjarrfikësve Slavko Tukakoviç u bëri thirrje banorëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në sigurinë në bregdet dhe në brendësi të vendit duke u sjellë në një mënyrë të përgjegjshme.
Rajone të tilla si kryeqyteti Zagreb dhe Dalmacia janë në “gatishmëri të lartë” për këtë valë të parë të nxehtësisë së verës.
“Le të mos lejojmë që zjarret të bëhen rutina jonë e përditshme”, theksoi Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve.
Në Shqipëri, zjarrfikësit vunë nën kontroll sot më shumë se 12 fronte zjarri dhe shprehën frikën se nxehtësia dhe thatësira do të nxisin zjarre të reja.
Serbia është gjithashtu në gatishmëri, ku temperaturat mund të arrijnë 39 gradë Celsius nesër në Beograd./kohajuaj