I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vijon sot ditën e tij të dytë të vizitës në Shqipëri.

Ai ka takuar mëngjesin e kësaj të mërkure kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn.

Të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të tjerë si Gazment Bardhi, Oriola Pampuri dhe Kreshnik Çollaku

Në këtë takim është diskutuar për zgjedhjet lokale të 14 majit.