Superliga shqiptare e futbollit është në fazën e “Final 4”, mini-turneut që do vendos edhe skuadrën kampione.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani do garojnë mes tyre për një vend në finalen e 12 majit që luhet në “Arenën Kombëtare”.

Për këtë finale në Federatën Shqiptare të Futbollit janë duke menduar që të sjellin një arbitër të huaj.

FSHF “s’u beson” gjyqtarëve nga Shqipëria, ndërsa është në negociata me Szymon Marciniak dhe Danny Makkelie, me njërin prej tyre që pritet të jetë drejtuesi i finales.

Njësoj si në sezon më parë, kur ishte anglezi Antony Taylor që vendosi drejtësi në finalen e fituar nga Egnatia kundër Partizanit, edhe pas pak ditësh finalen e “Final 4” të këtij sezoni pritet ta gjykojë një mes polakut ose holandezit.