Ambasadorja greke pati sërish një thirrje për çështjen Beleri.

Në fjalën e saj ambasadorja Konstandina Kamitsi tha se Beleri duhet të betohet si kryebashkiak e të nisë punën në krye të Bashkisë së Himarës.

“Shpresoj se drejtësia do të bëjë punën e saj duke zbatuar parimet e shtetit të së drejtës dhe veçanërisht prezumimit të pafajësisë dhe shumë shpejt Fredi Beleri dhe do betohet dhe do të marri përsipër detyrat e tij të reja në drejtimin e bashkisë Himarë”, tha ambasadorja.