Presidenti francez Emmanuel Macron kontaktoi udhëheqësit e Arabisë Saudite dhe Omanit këtë mëngjes dhe diskutoi me ta zhvillimet në Lindjen e Mesme në dritën e sulmeve të fundit ndaj Iranit.

Sipas një njoftimi nga Pallati Elize, presidenti francez do të komunikojë në orët në vijim me udhëheqësit e BE-së dhe shteteve të tjera të Lindjes së Mesme.