Kryeministri francez Michel Barnier mbërriti sot pak para orës 12:00 në Pallatin Elysee për t’i paraqitur dorëheqjen e qeverisë së tij presidentit Emmanuel Macron, pasi ai u rrëzua një ditë më parë nga parlamentarët.

Sipas nenit 50 të Kushtetutës franceze, pas votimit të shkarkimit nga Asambleja Kombëtare (Parlamenti), “kryeministri duhet t’i paraqesë Presidentit të Republikës dorëheqjen e qeverisë”./ kohajuaj