Katër persona u plagosën, dy prej tyre rëndë, nga sulmet me sëpatë në një stacion treni në rajonin e Parisit, tha një burim policor.

Ngjarja ndodhi në orën 08:00 me orën lokale në stacionin Ouzoir-la-Ferrières, 30 kilometra në lindje të Parisit, pasi për një arsye të panjohur për momentin shpërtheu një sherr mes disa personave.

Njëra prej viktimave ka një krah të amputuar dhe një tjetër ka një plagë të hapur me sëpatë në kokë, shtoi i njëjti burim.

Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur lehtë.