24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit u mblodhën sot në Tiranë në takimin e Ministrave të Jashtëm i cili i parapriu samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë më 16 tetor.
Në të merrnin pjesë Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.
Ndonëse ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic ka munguar në foton familjare me homologët e tij si dhe përfaqësuesit e BE, ata që dolën në foto nuk e kanë prishur terezinë dhe kanë vijuar paraqitjen e tyre dinjitoze, teksa ka pasur dhe të qeshura dhe batuta me njeri-tjetrin.