Fredi Beleri, kandidati i koalicionit Meta-Berisha në Himarë është duke e përdorur këtë fushatë elektorale në çuarjen përpara të tezës së helenizmit.

Së fundmi janë publikuar disa foto ku në mbështetje të Belerit për këtë qëllim, është edhe anti-shqiptari i njohur si Babis Karathanos i cili është shpallur non-grata nga Shqipëria që prej vitit 2019. Ky i fundit siç duket është aktivizuar në fushatën elektorale të Belerit.

Një prej fotove të publikuara, ku në të njëjtën tavolinë shfaqet Babis Karathanos i shoqëruar edhe nga Vangjel Dule është bërë në 23 shkur të këtij viti në Athinë, gjatë një takimi electoral të Fredi Belerit.

Ndërsa në foton tjetër të publikuar gjatë një takimi electoral të zhvilluar po në Athinë në 7 maj të këtij viti, pra para 3 ditësh, shfaqet sërish Babis Karathanos si i ftuar nderi gjatë fjalës që mban Fredi Beleri.

Babis Karathanos së bashku me Fredi Belerin ishin dy prej personave të akuzuar nga policia shqiptare për masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994 ku u vranë dy ushtarë shqiptarë.

Në Tetor të vitit 2018 kur forcat Renea vranë në Bularat të Gjirokastrës, 35-vjeçarin Kostandinos Kacifa, i cili sulmoi me armë policinë, në varrimin e tij nuk mungoi Babis Karathanos bashkë me Fredi Belerin i cili përpiqet të fshihet në fund të kortezhit mortor.

Ndërsa një vit më vonë në 2019-ën, Babis Karathanos iu ndalua hyrja në territorin e Shqipërisë pasi ishte shpallur ‘non-grata’.