Në Alaskë ka nisur para pak çastesh një takim mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Trump është i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, si dhe këshilltari Steve Witkoff.

Nga pala ruse marrin pjesë ministri i jashtëm Sergei Lavrov dhe zyrtari Yuri Ushakov.