Selma Hayek ka pozuar tërësisht e zhveshur dhe nuk ka ngurruar që këto foto t’i ndajë me ndjekësit e saj në “Instagram”. Por aktorja me origjinë meksikane është kujdesur që pjesët intime t’i mbulojë me peshqir.
Përmes fotove të postuara në rrjetet e saj sociale, 56-vjeçarja dukej në super formë teksa po relaksohej në sauna. Ndërkohë bashkëngjitur me to, aktorja e famshme shkruan se po përpiqej që të largonte stresin në mes të Javës Botërore të Mirëqenies.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Salma guxon dhe ndan me fansat e saj imazhe të tilla. Më herët, aktorja ka postuar edhe poza ku shfaqet me bikini, duke treguar format e saj trupore.