Personi në foto është Aldo Majnishta, 29-vjeçari nga Shkodra i cili u arrestua sot në Kosovë, pasi ishte shpallur në kërkim si një nga organizatorët e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.
Policia bën me dije se si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e tij.
Gjithashtu, 29-vjeçarin Gjykata e Apelit të Shkodrës në vitin 2016, e ka dënuar me 3 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burgim), për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.