Në ritualin e ri të protestave të vjetra, tubimi i kësaj të hëne, pasi u mor me Edi Ramën, i tregoi vendin edhe  familjes së presidentit Trump, duke denoncuar dhëndrin e tij, Jared Kushner, si një serb të blerë nga Edi Rama.

Protestuesi në retorikën e vet jo vetëm që u lejua ta përmbyllte pa u shqetësuar fjalën, por edhe u aprovua në heshtje nga udhëheqësia e PD e pranishme në protestë, duke mos bërë asnjë distancim prej deklaratës së pazakontë.

Ajo që bie në sy është fakti se nga foltoret ku Trumpi ishte shpresë që me t’u rikthyer si president i SHBA do sillte dhe në Shqipëri Berishën në qeveri, po kalohet në foltoret ku, nëpërnet familjarëve të tij, Donald Trump është joshur nga Edi Rama./TemA